Një 67-vjeçar është arrestuar në Lushnje me dyshimin se ka përdhunuar një të mitur. Ngjarja në fjalë është regjistruar në banesën e autorit të dyshuar në Lushnjë.
Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi me inicialet R. Ç., banues në Lushnjë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por hetime të mëtejshme të policisë pritet të zbardhin më shumë.



