Makina e policisë përfshihet në aksident rrugor në Bulqizë, dy të plagosur

Makina e policisë përfshihet në aksident rrugor në Bulqizë, dy të plagosur

Aksident me pasojë dy persona të plagosur është regjistruar mesditën e sotme në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë rreth orës 13.55, ku janë përfshirë në aksident rrugor një  automjet i policisë rrugore me drejtues shtetasin S. L., dhe automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin Z. M.

Për pasojë të lënduar kanë mbetur drejtuesit e dy mjeteve të cilët ndodhen në spital ku po marrin ndihmë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy