Përplasja e 4 automjeteve në Elbasan, shkak dyshohet mos mbajtja e distancës/ Dy të plagosur

Përplasja e 4 automjeteve në Elbasan, shkak dyshohet mos mbajtja e distancës/ Dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së katër automjeteve në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, me pasojë dy të plagosur.

 

Gazetarja Entela Duka raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV, se në aksidentin në hyrje të Elbasanit, u përfshinë dy fugona mallrash, një trajler dhe një makinë tip Benz.

 

Të katër automjetet kanë pësuar dëme të shumta materiale. Por makina tip Benz ka marrë dëme të konsiderueshme dhe dy personat që ndodheshin në mjet, janë plagosur. 

 

Pas ndihmës së marrë në spitalin e Elbasanit, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. 

 

Dyshohet se shkak ka qenë mos mbajtja e distancës mes katër automjeteve çka ka sjellë përplasjen zinxhir.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy