Në kërkim në Itali për grabitje dhe rrëmbim, kapen në Tiranë

Në kërkim në Itali për grabitje dhe rrëmbim, kapen në Tiranë

Dy vëllezër të kërkuar nga drejtësia italiane për grabitje me armë dhe rrëmbim, janë vënë në prangat e policisë së Tiranës, për tu ekstraduar.

Gjatë operacionit të koduar “Brothers”, shërbimet e Seksionit të Kërkimit kanë kapur në zonën e Kinostudios dhe në zonën e Freskut, shtetasit Bashkim Hoxha alias Bashkim Kotherja, 35 vjeç, dhe Oltjon Hoxha, 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, të cilët u arrestuan me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Savona, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë” dhe “Rrëmbimi i paligjshëm” parashikuar nga Kodi Penal italian. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy