Grushte dhe sprajt në fytyrë një vajze në Pogradec, një në pranga dhe dy në kërkim

Grushte dhe sprajt në fytyrë një vajze në Pogradec, një në pranga dhe dy në kërkim

Një vajzë e re është përballur me goditje me grushte dhe hedhje sprajti në fytyrë nga tre persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec dhe shpallën në kërkim shtetasit N. Ç., 39 vjeç dhe E. Ç., 40 vjeç, banues në Pogradec.

Të dyshuarit akuzohen se në lagjen nr. 2, Pogradec, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe i kanë hedhur në fytyrë, lëndë të dëmshme (sprajt), një shtetaseje, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy