Shfuqizohet vendimi për vlerat referuese/ ERE nis matjet e konsumit të energjisë në terren

Shfuqizohet vendimi për vlerat referuese/ ERE nis matjet e konsumit të energjisë në terren

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) shfuqizoi vendimin për përdorimin e vlerave referuese të konsumit të energjisë elektrike përgjatë periudhës së zbatimit të masave parandaluese ndaj COVID-19, ndërsa matjet në terren të kryheshin çdo dy muaj.

“Me marrjen e masave të Qeverisë shqiptare për vaksinimin e popullatës, si dhe uljen në mënyrë të ndjeshme të numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muajve të fundit, rreziku i ekspozimit, çka përbënte shkak kryesor për pranimin e kërkesës së OSSH për miratimin e leximit 2 mujor, është ulur ndjeshëm”, bën të ditur ERE.

Në janar të këtij viti, ERE vendosi të miratojë kërkesën e shoqërisë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për përdorimin e vlerave zëvendësuese të konsumit të energjisë elektrike përgjatë periudhës së zbatimit të masave parandaluese ndaj COVID-19.

Nga analizimi i situatës, ERE vlerësoi se OSSH e ka të pa munduar për arsye teknike për të gjeneruar të dhëna në kohë reale nga sistemi.

Pas shfuqizimit të këtij vendimit futuristët do të dalin në terren për të matur energjinë e shpenzuar nga çdo abonent.

Gjatë muajit të parë të zbatimit të vendimit, për shkak të pamundësive teknike dhe kohës, OSSH ka mundur të faturojë me vlera referuese zëvendësuese vetëm një pjesë të klientëve, përkatësisht 200.000 të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy