Gjenden shtatë pako me kanabis sativa në det në Durrës, në zonën përballë Kallmit.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza Italiane pasditen e djeshme, përballë zonës së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në det janë konstatuar dhe sekuestruar 7 pako me kanabis sativa.
Nga peshimi i lëndës narkotike rezultuan 64.5 kilogramë.
Aktualisht policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.



