Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi motoçikleta me të cilën udhëtonte u godit nga një automjet.
Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkoder, në afersi të fshatit Dajç. I plagosuri fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës e me pas u transportua drejt spitalit të traumës në Tiranë.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i treti qe ndodh në rrugët e qarkut të Lezhës në harkun kohor të 24 orëve me një bilanc 3 persona plagosur.



