Reshjet e dendura gjatë natës kanë bërë që Gjirokastra të zgjohet e përmbytur.
Për shkak të pranisë së ujit në të gjitha rrugët e qytetit ka pasur probleme në qarkullim, madje disa prej tyre edhe janë bllokuar.
Prezencë të madhe uji ka në rrugët hyrëse të qytetit ndërsa rruga nacionale Gjirokastër-Kakavijë është bllokuar.



