Shpërndante kanabis të ndarë në doza, arrestohet 43-vjeçari në Berat

Shpërndante kanabis të ndarë në doza, arrestohet 43-vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 43-vjeçar me iniciale E.D.,pasi shpërndante kanabis të ndarë në doza.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë: Berat

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, strukturat e Policisë goditën edhe një tjetër rast të kësaj veprimtarie.

Shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohen dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e prodhimit dhe të shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, në qytetin e Beratit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 - E.D., 43 vjeç, banues në lagjen "Donika Kastrioti", Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dhjetëra doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy