Prostitucion në një qendër masazhi në Tiranë, arrestohet administratorja, shpallet në kërkim pronari

Prostitucion në një qendër masazhi në Tiranë, arrestohet administratorja, shpallet në kërkim pronari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçare me iniciale E.O administratore e një qendre masazhesh, si dhe ka shpallur në kërkim pronarin O. Rr., 36 vjeç të cilët akuzohen për ushtrim prostitucioni.

Në njoftimin e policisë thuhet se në vijim të procedimit penal të regjistruar në muajin shkurt të këtij viti, si dhe pas publikimit të pamjeve filmike, bënë ndalimin e shtetases E. O., 30 vjeçe (administratore e një qendre masazhesh), si dhe shpallën në kërkim shtetasin O. Rr., 36 vjeç, banues në Tiranë (pronari i qendrës së masazheve).

Po ashtu bëhet me dije se më datë 10.01.2023, janë arrestuar 2 punonjëse të një qendre masazhesh në rrugën "Teodor Keko";

- Më datë 27.03.2023, janë arrestuar 6 shtetas (administratori, 1 klient dhe 4 punonjëse), në një qendër masazhesh në rrugën "Teodor Keko";

- Më datë 19.07.2023, është arrestuar 1 punonjëse e qendrës së masazheve dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 3 shtetase të tjera. (Në vijim të veprimeve procedurale për këtë qendër masazhesh, u bë ndalimi i shtetases E. O. dhe shpallja në kërkim e shtetasit O. Rr.).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy