Plagosi me thikë një 42-vjeçar në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar

Plagosi me thikë një 42-vjeçar në Shkodër, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes dy personave ka ndodhur pak më parë pranë ish-degës në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë një 42-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Ndërkohë, autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga policia. 

Uniformat blu vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e konfliktit.

Shkodër

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Komisariatit  për veprime të mëtejshme i shtetasit B. B., 28 vjeç,  autori i  dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi B. B., 42 vjeç, ndodhet në kujdesin e mjekëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy