Aksidentet tragjike/ Kthupi: Problem zbatimi i ligjit

Aksidentet tragjike/ Kthupi: Problem zbatimi i ligjit

Avokati Rezart Kthupi cilëson si emergjencë parandalimin e aksidenteve tragjike në vend, pas atij të ndodhur të dielën e kaluar në Durrës, ku një person i dehur në timon përplasi për vdekje dy të mitur dhe plagosi një tjetër.

 

Në emisionin “FactCheck” në MCN TV, ai deklaroi se problemi nuk është tek ligji, por tek zbatimi i tij.

 

Për aksidentin në Durrës, jemi shumë afër perceptimit që vdiqën dy të mitur dhe vdiqën shumë afër nga një sjellje që nuk duhet të ishte e tillë. Ka ca rrugë në Durrës që po bëhen me harqe dhe lakime, por askush nuk po merret me sigurinë. 

 

Nuk është problemi se ligji është i butë apo i fortë, por varet nga mënyra si zbatohet. Aksidenti me pasojë vdekjen parashikon dënim deri në 20 vjet. Nuk është problemi se nuk ke një dënim të fortë për këtë vepër penale, por se si ti parandalon. 

 

Problemi është si mund të parandalohen qytetarët për të mos bërë këtë vepër penale. Problemi është te Smart City a do jenë të fortët të aftë. 

 

Nëse ti nuk parandalon nuk ka asnjë rëndësi sa vite burg do dënohet, sepse shoqëria nuk fiton asgjë. Jetët janë humbur. Nga ana tjetër duhet ndryshuar sistemi i gjobave. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy