
Një grua ka mbetur e plagosur pasditen e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40 , ku një autobusi i ka plasur goma gjatë kohës që ka qenë në lëvizje.
Si pasojë, gruaja ka mbetur e plagosur ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Rreth orës 15:40, në Rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobuzi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, njoftoi policia.



