Fushë Arrëz/ Sinjalizuan policinë për parcelat me kanabis, dhunohen me sende të forta çifti i bashkëshortëve

Fushë Arrëz/ Sinjalizuan policinë për parcelat me kanabis, dhunohen me sende të forta çifti i bashkëshortëve

Një çift bashkëshortësh është dhunuar me sende të forta mëngjesin e kësaj të mërkure në Fushë Arrëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në fshatin Arst. 

 

Sipas Policisë, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar fillimisht 55-vjeçarin Skënder Nika, teksa po shkonte në punë. Më pas, autorët kanë dhunuar edhe bashkëshorten e tij, Bardhe Nika, 51 vjeçe.

 

Të dy u transportuan me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Burime bëjnë me dije se rreth tre javë më parë çifti Nika kishte sinjalizuar Policinë për tre parcela të mbjella me kanabis, të cilat u asgjësuan gjatë një operacioni antidrogë.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se sulmi lidhet me këtë denoncim, ku autorët mund të jenë persona të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy