Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të të afërmve të Gëzim Çelës

Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e pasurive të të afërmve të Gëzim Çelës

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestron e pasurive të të afërmve të Gëzim Çelës, i njohur ndryshe edhe si baroni i drogës.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Igerta Hysi (anëtare) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 23.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 87 akti, datë 16.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e shtetases M.Th. dhe shoqërisë “***”, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lidhur me sekuestrimin e pasurisë sipas ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 13, datë 17.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përsa i përket ankuesve Shoqëria “***” sh.p.k. dhe Miralda Thartori.

Në sekuestro janë vënë pasuritë e ish-gruas së Çelës, Miranda Thardorit, si edhe pasuritë e të vëllait Naim Çelës, dhe të një ortaku.

Disa apartamente, 12 makina, llogari bankare e një shoqëri tregtare janë nën sekuestro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy