
Autoritetet belge kanë arrestuar një shtetas shqiptar, pasi në automjetin e tij janë gjetur bizhuteri me vlerë mijëra euro. Sipas mediave të huaja, shqiptari nuk i justifikonte bizhuteritë, ndërsa rezultoi që ato ishin të vjedhura. Vendimi i dhënë ndaj tij është 18 muaj burg, ndërsa momentin e arrestimit ai po udhëtonte drejt Shqipërisë me një shumë prej 57,280 euro bizhuteri të pa deklaruara.
Automjeti i tij u kontrollua në pikën Kufitare Modanes, ndërsa gjetën bizhuteritë të mbështjella në copa pëlhure, të ndara në tre pjesë, të cilat përmbanin 154 gjerdanë, 85 unaza, 12 gurë të çmuar dhe 1 orë Rolex me vlerë rreth 10 mijë euro.
Shqiptari ka deklaruar para autoriteteve se bizhuteritë ia kanë dhënë në Belgjikë për t’i dërguar në Shqipëri, por gjykata e Albertville nuk është bindur dhe përveç 18 muajve burg ai ka marrë dhe një gjobë, me një vlerë të barasvlershme me bizhuteritë e vjedhura.



