
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, po ndjek personalisht zhvillimin e situatës dhe shpreh solidaritetin e tij me ushtarët e NATO-s që u lënduan gjatë përleshjeve.
KFOR njofton se numri i paqëruajtësve që u plagosën dje në Zveçan është 30-të.
Bëhet fjalë për 11 ushtarë nga kontingjenti italian dhe 19 nga kontingjenti hungarez, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta.
KFOR thekson se ushtarët kanë pësuar lëndime të shumta duke përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse e shpërthyese.
Si pasojë e kësaj situate, tre ushtarë hungarezë u plagosën nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetë.
Ristuccia tha se Kosova dhe Serbia duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që po ndodh në veri, në vend që, sipas tij, të fshihen pas narrativave të rreme.
Për të shmangur përleshjet ndërmjet palëve dhe për të minimizuar rrezikun e pas përshkallëzimit, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës.
Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi dhe të parandalojnë çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshihen pas narrativave të rreme.
Në reagimin për media, KFOR thotë se do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt.
Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën. Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE)”, thuhet tutje në reagim.
KFOR-i do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij.



