I dënuar me 12 vjet burg, arrestohet në Shkodër 66-vjeçari

I dënuar me 12 vjet burg, arrestohet në Shkodër 66-vjeçari

Një 66-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar dhe vënë në pranga nga policia e Shkodrës. Mësohet se a është Prend Kola.

Arrestimi i tij u bë pasi për të, Gjykata e Apelit Tiranë kishte caktuar masën e sigurisë arrest me burg, duke e dënuar me 12 vite.

Prenda Kola ishte dënuar për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Kola është akuzuar si bashkëpunëtor i Albana Lazes, të cilët kanë përvetësuar një shumë prej 100 mijë eurosh përmes mashtrimit. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë përfituar nga familjarët e një të dënuari, duke i premtuar lirimin e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vitin 2006, ndërkohë që vendimi për dënimin e tij është marrë në vitin 2014.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy