Policia e Himarës ka arritur të zbulojë në plazhin e Potamit një lokal nate, i cili ishte përshtatur për shitje të lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa.
Në kuadër të operacionit të koduar “Late-night”, policia e qytetit bregdetar ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin M. B., 33 vjeç, banues në Tepelenë, dhe banakierin, A. Gj., 20 vjeç, banues në Lazarat.
Gjatë kontrollit në banesën e pronarit të lokalit u gjetën 145 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë, 1 peshore elektronike, si dhe 1 armë sportive (pistoletë) që posedohej pa leje. Ndërsa 20-vjeçarit iu gjetën gjatë kontrollit fizik, 5 doza lënde të dyshuar narkotike Kokainë dhe 8 doza lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Materialet e sekuestruara i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



