SPAK feston 5-vjetorin/ Dumani bën bilancin: Sot askush mbi ligjin, kemi mision

SPAK feston 5-vjetorin/ Dumani bën bilancin: Sot askush mbi ligjin, kemi mision

Më 19 dhjetor 2024 SPAK shënoi 5-vjetorin e ekzistencës së tij, ndërsa nisi funksionimin më 19 dhjetor të vitit 2019. Ky institucion u drejtua për herë të parë nga prokurori Arben Kraja për tre vite, ndërsa në 2022 ai i la stafetën drejtuesit Altin Dumani. Në këtë përvjetor SPAK është i plotësuar me 20 prokurorë ndërsa po ashtu ka edhe 61 hetues të Byrosë kombëtare të hetimit dhe në vitin e pestë zgjodhi zv. e BKH-së.

Drupal Ad

Por cili është Bilanci i këtij Institucioni?

E teksa publikisht SPAK ka vënë në hetim zyrtarë të lartë publik e jo vetëm, funksionari më i lartë që përballet me hetimet e këtij Institucioni deri më sot është Kreu i PD-së z.Sali Berisha.
Ai ka cilësinë e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit. Po ashtu përballë SPAK është edhe ish Presidenti Ilir Metaj dhe njëherazi kreu i partisë së lirisë. Renditur me shifra SPAK thotë se ka regjistruar 1809 procedime penale për 2496 persona. 
Prej tyre, 1387 persona janë dërguar për gjykim. 
Ø 1097 procedime dhe 1036 persona nën hetim.
Ø 61 zyrtarë të lartë të regjistruar për korrupsion, 
Sa i takon Krimit të Organizuar SPAK thotë se ka:
Ø 494 procedime për 955 persona nën hetim
Për veprën penale të terrorizmit SPAK ka: 
Ø 50 procedime penale me
Ø 29 persona nën hetim

Procedime pasurore në kuadër të pastrimit të parave (ligji Anti-Mafia): 
Janë regjistruar 73 procedime me 141 subjekte
Sa i takon bashkëpunimit ndërkombëtar janë ngritur 42 skuadra të përbashkëta hetimore, nga të cilat 27 janë aktive. Në shifra financiare SPAK në 5 vite funksionim thotë se ka sekuestruar dhe konfiskuar mbi 182 milionë euro asete, të siguruara përmes mjeteve të paligjshme.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy