
Detaje të reja kanë dalë nga trafiku i 300 kilogramë kokainë që u kap pasditen e sotme bë Portin e Durrësit. Sipas burimeve, mjeti i tonazhit të rëndë me targa të Maqedonisë së Veriut me shofer Nazif Ajrofski, 40 vjeç, është nisur fillimisht në Belgjikë, më pas në mënyrë tranzit ka kaluar në Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.
Destinacioni final i këtij mjeti ishte Napoli, në Itali, ndërsa nuk dihet se do të qëndronte aty apo do të shkonte në ndonjë vend tjetër.
Lënda narkotike u zbulua pas kontrollit me skaner, ku janë gjetur pakot e ambalazhuara me marka mjaft të njohura, duke nisur nga “Dior” e deri te “PSG”. Shoferi i saj, Ajrofski, ka pretenduar para policisë së nuk e dinte se si kishte përfunduar droga në pjesët e kamionit, ndërsa ka shtuar se ai, transportonte vetëm pallka hekuri.



