Të dënuar për mashtrim dhe narkotrafik/ Ekstradohen në Shqipëri, tre persona nga Italia, Gjermania dhe Greqia

Të dënuar për mashtrim dhe narkotrafik/ Ekstradohen në Shqipëri, tre persona nga Italia, Gjermania dhe Greqia

Janë ekstraduar tre shtetas të akuzuar për vepra të ndryshme kriminale, si narkotrafiku dhe mashtrimi.

Mësohet se është esktraduar nga Italia Saimir Prenga, i dënuar për narkotrafik si dhe është ekstraduar nga Gjermania Arjan Gjergji, i dënuar për narkotrafik.

Ndërkohë është ekstraduar nga Greqia Besmir Kola alias Zef Kola, i dënuar për mashtrim.

Interpol Tirana

Ekstradohen nga Italia, Gjermania dhe Greqia, 3 shtetas të akuzuar/dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim.

Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Itali, Gjermani dhe Greqi, me objektiv lokalizimin, vënien në pranga dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u kryen ekstradimet:

-nga Italia në Shqipëri, i shtetasit S. P., 42 vjeç. Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 42-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin Gj. L., gjatë periudhës 2017-2018, ka shitur rreth 67 kg lëndë narkotike cannabis sativa;

-nga Gjermania në Shqipëri, i shtetasit A. Gj., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Shkallës se Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar për prodhimin dhe shitjen e 20 kilogramëve lëndë narkotike cannabis sativa, që u sekuestrua nga Policia, në fshatin Grudë Fushë, në vitin 2021.

-nga Greqia në Shqipëri, i shtetasit B. K. alias Z. K., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Shtetasit e ekstraduar i janë dorëzuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy