Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fshatin Penkovë në Selenicë, ku u dogjën disa automjete të një biznesi privat, duke shkaktuar një dëm prej rreth 35 milionë lekësh të vjetra.
Ndërhyrja u vështirësua pasi Bashkia e Selenicës dispononte vetëm një automjet zjarrfikës, ndërsa për lokalizimin e flakëve u angazhuan edhe ekipet nga Vlora dhe Himara.



