Pak ditë pas vrasjes së shtetasit shqiptar në Hanover të Gjermanisë, është vetëdorëzuar në polici autori i dyshuar i krimit. I vrarë mbeti 30-vjeçari nga Kosova, Armin Neziri, i cili u qëllua me armë zjarri në një nga kryqëzimet e qytetit gjerman, teksa ndodhej brenda automjetit të tij tip “Porsche Cayenne”.
Mediat gjermane raportojnë se autori Rinor Z., po nga Kosova është dorëzuar në polici, ndërsa sot u përball me akuzat ndaj vrasjes. Ai u shfaq i shoqëruar nga avokati i tij Clemens Angerer teksa edhe iu komunikua masa e arrestit.



