Drogë dhe kalim emigrantësh të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet 30-vjeçari

Drogë dhe kalim emigrantësh të paligjshëm drejt BE-së, arrestohet 30-vjeçari

Një i ri ka përfundur në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar pesë emigrant të paligjshëm në këmbim të parave.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë e Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një rast tjetër të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. L., 30 vjeç, banues në Korçë.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në afërsi të fshatit Guri i Kuq, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMW X5”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 500 euro në total, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit K. L., në lagjen nr. 9, Korçë, ku kanë gjetur një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy