
Pas një seance gjyqësore për pronat, pati një konflikt fizik në Fier ku u dhunua avokati i njërës palë. Për pasojë janë shoqëruar 4 persona.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:40, në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ku janë konfliktuar dhe janë goditur me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat).
Shtetasit J. V. dhe E. S. kanë shkuar në spital, për kryerjen e ekzaminimeve mjekësore, ndërsa shtetasi I. V., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryhen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



