KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Fierit, Genci Mane

KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Fierit, Genci Mane

 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë, prokurorin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, Genci Mane.

KPK njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 7.12.2022, për subjektin e rivlerësimit, Genci Mane, vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Genci Mane, prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Prokurori Genci Mane i Prokurorisë së Fierit u përball të mërkurën më 7 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime dhe kundërshtoi konstatimin për pamundësi të prindërve për t’i paguar atij pjesën takuese të një banese në Berat, vlerë që subjekti e ka deklaruar si një prej burimeve për blerjen e një apartamenti në Fier.

Mane mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe dha shpjegime për një çështje në kriterin profesional.

Genci Mane e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2011 si oficer i policisë gjyqësore.

Prej vitit 2005, ai e ushtron funksionin si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Fier.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy