Nisur nga ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në vend, të gjitha drejtoritë vendore të Policisë, Shqiponjat, FNSH dhe RENEA janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.
Policia njofton se që prej orës 18:00 të ditësh së djeshme janë ngritur 69 pika kontrolli ndërsa janë kryer kontrolle në dhjetëra automjete, banesa dhe lokale.
Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, janë proceduar penalisht 10 të tjerë, si dhe janë ndaluar 5 shtetas të shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 40 persona për verifikim.
Gjithashtu janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa dhe tri armë zjarri.



