Eksperti i programimit, Ergent Birbo, tha në MCN Live se nuk duhet mbyllur TikTok-u në Shqipëri, por mund të negociohet për të rregulluar përmbajtjen.
Birbo tha se mund të krijohen filtra për të mos lejuar përdorimin nga fëmijët. Po ashtu ai u shpreh se aksesi në TikTok mund të vazhdojë “underground” në Shqipëri, sikurse ka ndodhur me bastet sportive.

“Ka qenë vet CEO nga Singapori i Tik Tok që ka shpjeguar që kjo mund të bëhet me disa ‘face recognitions’ që një moshë të caktuar, të mos ta lejojnë. Me dëshirën e kryeministrit u bë edhe mbyllja e basteve, por vazhdojnë underground, disa veprojnë me VPN, në një rrjet të zezë. Do të duhet të hapësh një email në një shtet të huaj për të aksesuar Tik Tok-un.
Duhet të krijohen filtra për të mos lejuar përdorimin nga fëmijët. Duke parë reagimin direkt të Tik Tok që do t’u hedhim në gjyq, është momenti për negociata, që OK s’do a mbyllim por hajde të rregullojmë content-in. Në qoftë se hap TikTok-un në Amerikë s’gjen gjuhën e Tik-Toker stars-erave në Shqipëri. Fitojnë me dhjetra-mijëra euro”.



