
Një shtetase shqiptarë është arrestuar bashkë me djalin e saj nga autoritetet greke, nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike. Sipas mediave greke, në kërkim është shpallur edhe bashkëshori i saj 43- vjeçar.
Ky i fundit mësohet se është i njohur nga policia e Athinës për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane. Në këtë aktivitet të paligjshëm, roli i djalit 24-vjeçar ishte të merrte dhe shpërndante tek palë të treta sasi droge për llogari të babait të tij.
24-vjeçari u arrestua nga policia teksa po transportonte kokainë me peshë 1 kilogramë e 191 gram. Gjithashtu, atij iu gjetën edhe tre dokumente të transfertave në vlerë prej 6788 euro.



