
Një 35-vjeçare ende e paidentifikuar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet i cili drejtohet nga një 24-vjeçar me iniciale K.G.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, rreth orës 19:30 në rrugën dytësore Plepa-Golem.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë: Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 19:30, në rrugën dytësore Plepa-Golem, një automjet me drejtues shtetasin K. G., 24 vjeç, ka përplasur këmbësoren ende të paidentifikuar rreth 35 vjeçe, e cila ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



