I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar me iniciale V. M., i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

35-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit, shtetasi F. M., 37 vjeç. Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 84 pako me lëndë të dyshuar cannabis sativa.

Njoftimi i policisë: Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Camel", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, në vijim të operacionit policor të koduar "Camel", bënë kapjen e shtetasit:

-  V. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit, shtetasi F. M., 37 vjeç. Gjatë kontrolleve të banesave të këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 84 pako me lëndë të dyshuar cannabis sativa, në formë çokollate, me peshë 21 kg.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar shtetasit V. M. masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy