Shitje droge dhe lojëra ilegale fati, arrestohen 7 shtetas në Laç

Shitje droge dhe lojëra ilegale fati, arrestohen 7 shtetas në Laç

Finalizohet nw qytetin e Laçit operacioni i koduar “Perimetri 2” për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Arrestohen 7 shtetas, ndërsa sekuestrohen lëndë narkotike Cannabis Sativa, 6 automjete, telefona celularë dhe 7 pajisje elektronike për lojëra fati.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike shpërndahej në zona të ndryshme të qytetit të Laçit, në disa raste edhe pranë shkollave.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, finalizuan operacionin policor të koduar “Perimetri 2”.

Operacioni u zhvillua pas disa muajsh hetime me metoda speciale, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative për disa shtetas që ushtronin aktivitet kriminal në shitjen e lëndëve narkotike në doza, në qytetin e Laçit.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, u dokumentua ligjërisht kjo veprimtari kriminale, duke çuar në ndalimin e 4 shtetasve dhe arrestimin në flagrancë të 2 të tjerëve, të gjithë banues në Laç, Kurbin, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, këta shtetas siguronin lëndë narkotike Cannabis Sativa, të cilën e ndanin në doza dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë edhe afër shkollave.

Gjatë operacionit u zbulua gjithashtu një lokal ku organizoheshin lojëra fati me kompjuterë, në kundërshtim me ligjin. Për këtë rast u arrestua pronari i lokalit, babai i dy prej të arrestuarve, i cili nuk e kishte regjistruar subjektin dhe punonjësit në organet kompetente.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy