
Një person është vënë në prangat e policisë së Dibrës, i kapur me armë pa leje. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se një person posedonte armë zjarri në banesë, shërbimet e komisariatit të Policisë Dibër, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e Liman Krashit, banues në fshatin Muhurr, Dibër.
Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pushkë dhe 79 copë fishekë luftarak, që i posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 57-vjeçarit Liman Krashi, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për ndjekje të mëtejshme.



