Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar "Fazani" pas zbulimit të një lokali të përshtatur për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e drogave të forta.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua në flagrancë shtetasi Krenar (Bashkim) Lika., 46 vjeç, banues në Malbardhe, Kurbin, për veprat penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-u arrestua në flagrancë shtetasja Blerina Leti., 42 vjeçe, banuese në Bulqizë, për veprën penale "Prostitucioni";
-u ndalua shtetasi Ahmet Rizvani., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;
-u ndaluan shtetaset Alketa Volaj., 37 vjeçe, banuese në Lezhë, Vjollca Haka., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë dhe Klaudia Oshafi., 20 vjeçe, banuese ne Laç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit".
U shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e shtetasit K. K., 23 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Nga veprimet hetimore dhe veprimet operacionale të kryera gjatë operacionit është zbuluar se shtetasi Krenar (Bashkim) Lika e kishte përshtatur lokalin e tij, për ushtrimin e prostitucionit dhe për shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me shumën 8000 euro dhe një automjet.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



