Prokurorët kundër KLP. “Do ta padisim në gjykatë nëse nuk rishqyrtohet vendimmarrja për lëvizjet e bëra në kundërshtim me ligjin”

Prokurorët kundër KLP. “Do ta padisim në gjykatë nëse nuk rishqyrtohet vendimmarrja për lëvizjet e bëra në kundërshtim me ligjin”

Vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të transferuar në mënyrë të përhershme magjistrate nga prokuroritë që shkrihen si pasojë e hartës së re gjyqësore dhe për ti sjellë ata në Tiranë, Durrës dhe Elbasan  ka sjellë reagimin e prokurorëve të shqipërisë.

Me anë të një emaili drejtuar KLP më shumë se 50 prokurorë shprehin shqetesimin e tyre se ky vendim nuk është përputhet me ligjin.

Kronos ka siguruar tekstin që ka shkuar në zyrat e qeverisë së gjyqësorit ku magjistratët prokurorë sqarojnë se në këtë situatë mungon trasparenca nga ana e isntitucionit.

Përsa më lart, shprehim rezerva ndaj këtij vendimi, duke mbajtur qëndrimin se ai nuk është në përputhje me parimet e ligjshmërisë, barazisë, objektivitetit dhe transparencës në zhvillimin e karrierës së prokurorëve, në kuadër të qasjes së re të kërkuar nga ndryshimet kushtetuese dhe ligjore të Reformës në Drejtësi”, ishte reagimi i prokurorëve.

Ne reagim trupa e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë thote pret një proces të drejtë të zhvillimit në karrierë, nëpërmjet mekanizmave ligjorë të lëvizjeve paralele dhe rotacioneve periodike.

Këto procese kanë munguar për një kohë të gjatë në sistemin e prokurorisë, kryesisht, për shkak të vakancave të krijuara nga procesi i rivlerësimit kalimtar.

“Bllokimi për një kohë të gjatë i vendeve vakante në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm të cilësuara si zyra karriere Tiranë, Durrës, Elbasan, si dhe zënia e një pjesë të tyre nëpërmjet procedurave të tilla, vendos në pozita të pabarabarta dhe dekurajuese prokurorët, të cilët kanë treguar mirëkuptimin e deritanishëm për këtë situatë, e që kanë krijuar gjithsesi një pritshmëri legjitime për një proces transparent dhe të drejtë të zhvillimit të tyre në karrierë.”- reagimi i prokuroreve

Prokurorët duken të vendosur në nismë e tyre për ta kundërshtuar KLP-në  e cili sipas tyre po cenon në rritjen në detyrë. Ata kërkojnë rishqyrtimtë këtij vendimi dhe nëse kjo nuk ndodh ata do t'i drejtohen gjykatës për ta goditur si të paligjshëm.

“Gjithashtu, deri në publikimin e vendimit të plotë, si dhe njohjen me relacionin shpjegues të tij, të cilët çmojmë se duhet t’i nënshtrohen rishqyrtimit nga ana juaj ose kontrollit gjyqësor”. – reagimi i prokurorëve.

Në reagim prokurorët i mëshojnë fjalës transparencë edhe për procese të tjera që ka në dorë këshilli i lartë i prokurorisë sidomos me disa vende vakante që janë hapur në prokurorinë e Tiranës të cilën kërkon ta arrijë cdo prokuror pasi është me e rëndësishmja në vend. Sipas tyre nëse ndiqen të njëjtat procedura si në transferimet e deritanishme këto procese do të shoqërohen me rezerva nga ana e tyre.

“Kërkojmë transparancë më të plotë edhe për procese të tjera me rëndësi për prokurorët, sikurse janë transferimet e përkohshme në nivel apeli apo drejtues prokurorie, si dhe lëvizjet paralele për pozicionet vakante të shpallura së fundmi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në mënyrë që edhe këto procese të mos shoqërohen në vijim me rezerva të tjera.”- reagimi i prokurorëve.

Prokurorët kërkojnë zbatimin e nenit 43 të ligjit për statusin e gjyqtarit dhe prokrurorit. Vetëm në këtë mënyrë sipas tyre do të garantohej një promovim transparent dhe i drejtë i tyre, sikurse është konceptuar nga Reforma në Drejtësi.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy