
Futën miliona euro në Shqipëri nga Zvicra përmes sistemit “Hawala”, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit me burg për Burim Ferizaj dhe Përparim Kalbaj.
Në kuadër të këtij hetimi të SPAK në Zvicër është arrestuar dhe Ervis Ferizaj.
Sipas SPAK, për kalimin e parave përmes kësaj mënyre ( HAWALA) e cila nuk lë gjurme por ka si taksë masën 6% të vlerës, janë përdorur zyra të këmbimit valutor dhe agjencive turistike.
Sipas hetimeve, paratë e pista të futura në Shqipëri në qindra raste përgjatë disa viteve janë me burim trafikun e drogës në Zvicër, ku po hetohet për persona të tjerë të dyshuar.



