Në disa rrugë të vendit, për shkak të motit të keq, situata paraqitet problematike.
Sipas ARRSH, në zonat e prekura nga reshjet që kanë sjellë si pasojë shembjet dhe bllokimet nga inertet po punohet për të garantuar qarkullimin normal. Ndërkohë, në veri të vendit shkak për problemet në qarkullim është bërë bora.
Gjatë natës ka pasur reshje bore në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.
Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.
Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.



