
Gjykata Administrative ka lënë në fuqi vendimin e qeverisë për mbylljen e kopshtit “Zybejde Hanem”.
Në seancën e mbajtur sot në drekë, janë dëgjuar pretendimet e përfaqësuesve ligjorë, të cilët janë shprehur se institucioni arsimor nuk ka marrë asnjë paralajmërim për mbylljen.
Gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e tyre, duke lënë në fuqi vendimin që qeveria mori të enjten e kaluar.
Kopshti u mbyll me VKM së bashku me institucionin arsimor "Mehmet Akif Ersoy".
Në kolegj mësonin 160 vajza, ndërsa në kopësht janë të regjistruar 253 fëmijë.



