“Brothers” u kodua një operacion i policisë së Durrësit për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim ndërkombëtar të akuzuar nga Gjykata e Breshias në Itali, si pjesëtarë të një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
Të arrestuarit janë E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë.
Të ndaluarit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin tyre drejt Italisë.



