
Një i moshuar është gjetur i pajetë në Memaliaj në fshatin Zhapokike 2.
Kanë qenë dëshmitarë të rastit ata që kanë gjetur të pajetë trupin e Faik Hajdinit rreth 70 vjeç, banor i këtij fshati duke lajmëruar më pas dhe policinë.
Sipas burimeve nga vendngjarja bëhet e ditur se viktima kishte pak ditë që kishte humbur kontaktet me familjen.
Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po heton rastin nëse është aksident, vdekje natyrale apo vrasje.



