
Gjykata e Lezhës la në burg, Arman Zhejanin i cili u kap nga banorët e Zejmenit, duke tentuar të grabisë një shtëpi. Në senacen gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 23-vjeçari mësohet se ka kyçur gojën në gjykatë, duke mos folur asnjë fjalë.
Ndërsa referuar provave të paraqitura, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesen e prokurorit Sabri Kastri duke e cilësuar të ligjshem arrestimin në flagrancë të 23-vjeçarit Arman Zhejani, duke vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "Vjedhja, e mbetur në tentativë", e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".
Gjatë seancës gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë jashtë ambjenteve të gjykatës ishin familjar të 23-vjeçarit, teksa nëna e tij shpërtheu në lot dhe i ra të fikët në momentin kur i biri doli nga gjykata.
Paraditen e së martës Arman Zhejani bashkë me një përson tjetër i cili është në kërkim nga policia u futën për vjedhur banesën e drejtorit të shkollës së fshatit Zejmen Zef Therçaj sa po ky i fundit dhe familjarët kishin dalë për në punë. Por teksa kontrollonin për para e sende me vlerë, dy hajdutët janë trembur një nga një sirenë ambulance që i afrohej zonës.
Duke dyshuar se ishte policia, ata kanë dalë nga shtëpia për tu larguar, duke mos arritur të marrin asgjë. Arman Zhejani dhe shoku i tij hajdut janë parë nga banorët e lagjes dhe vetë drejtori i shkollës Zef Therçaj, përmes kamerave të sigurisë në celular.
Ata kanë dhënë alarmin dhe një pjesë e banorëve të fshatit janë vënë në ndjekje të dy hajdutëve që ishin të armatosur. 23-vjeçarin arriti ta kapi një mësues fiskulture i shkollës dhe më pas iu dorëzuapolicisë, ndërsa shoku i tij mundi të largohet duke lënë pas një pistoletë të cilën e hodhi në shkurre.



