Shpëtoi jetë nën gërmadha/ Rama i jep medaljen e artë zjarrfikësit Luan Kapaj

Shpëtoi jetë nën gërmadha/ Rama i jep medaljen e artë zjarrfikësit Luan Kapaj

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë sot medaljen e artë të vlerësimit profesional, zjarrfikësit Luan Kapaj, i cili ishte heroi i ditëve pas tërmetit, ku shpëtoi disa jetë nën rrënoja. Në një ceremoni në ambientet e Kryeminsitrisë, Rama tha se kishte emocione që sot po jepte këtë medalje, të cilën para pak javëve ua dhuroi dhe efektivëve të huaj që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit.

“Më vjen mirë që këtu për ta nderuar Luanin kanë ardhur edhe ata që e kanë një jetë të dytë nga Luani. Dëgjova edhe kolegë të huaj të Luanit, që u shprehën me një admirim të jashtëzakonshëm për aktet e tij. Njëri më tha se nuk arrij të kuptoj, si mund të ishte një njeri aq i gatshëm të sakrifikonte jetën e tij, edhe pse tha, që kam parë episode të jashtëzakonshme që prapë se prapë nuk janë për aq sa kujtoj”, u shpreh Rama.

Më tej, kreu i qeverisë shtoi “jam i privilegjuar dhe i prekur që jam pranë teje, sepse në kushtet e jetës së përditshme njerëzit si ti janë thjeshtë në jetën e tyre dhe ne rrallë i shohim. Të jam shumë mirënjohës dhe të falenderoj për gjithçka“.

Ndërkohë zjarrëfiksi Kapaj u shpreh se ishte krenar që kishte shpëtuar dy jetë dhe ata sot ishin me të në sallë dhe shtoi se do vijonte të bënte këtë punë deri kur të fund të jetës.

Më shumë se sa krenar më bën krenar për dy qytetarët e mi që marrin ajrin e kësaj toke dhe shikojnë dritën e diellit. Do i shërbej popullit tim deri në ditën e fundit të jetës sime”, tha ai.

Luan Kapaj është zjarrfikësi i forcave të Vlorës që ditët pas tërmetit të 26 nëntorit, ishte në Thumanë ku ndihmoi në shpëtimin e jetëve nën rrënoja. Kapaj u cilësua si një “luan” i vërtetë, pasi ai rrezikoi disa herë jetën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy