
Një grua e cila udhëtonte drejt Greqisë me afro 12 mijë euro të padeklaruara, është ndaluar në Kakavijë.
Si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases E. R., ku u gjetën 11 800 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi.
Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove.



