“Nata” u kodua një operacion i policisë gjatë të cilit u vu në pranga një person dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, të akuzuar për vjedhje në dy biznese dhe tentativën për të vjedhur një banesë.
Si rezultat i këtij operacioni janë zbardhur tre raste vjedhjesh dhe janë identifikuar tre autorët e dyshuar, shtetasit B. N., 38 vjeç, R. F. dhe E. L.(S).
Shtetasi B. N., i cili është arrestuar, në bashkëpunim me dy personat e tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme, kanë vjedhur pajisje dhe vegla pune, në një biznes dhe në një kantier ndërtimi, si dhe kanë tentuar të vjedhin në një banesë.
Aktualisht vijon puna për kapjen e dy të shpallurve në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.



