Shqiptari në Itali kthen banesën në laborator, kapet me 40 kg drogë

Shqiptari në Itali kthen banesën në laborator, kapet me 40 kg drogë

Dy shqiptarë në Milano kanë përfunduar në prangat e Policisë italaine pasi janë kapur me drogë.

Sipas mediave italiane në pranga janë vënë B.L., 45 vjeç dhe J.S., 27 vjeç. Ata akuzohen për posedim dhe shtije droge.

Ishte policia e Komisariatit Garibaldi Venezia, të cilët pas një hetimi mësuan se një burrë mbante një sasi të madhe droge në një apartament.

Policët vunë re 45-vjeçarin në bordin e makinës së tij pranë Viale Monza, teksa ishte duke dorëzuar një zarf të kuq tek një 27-vjeçar po ashtu shqiptar i cili pasi u kontrollua më pas, u zbulua se mbante dy pako heroinë me peshë rreth 1 kilogram.

Më pas policët zbuluan në makinën e 45-vjeçarit 2 mijë euro në çantën e tij të shpinës.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij në via Ruccellai agjentët gjetën dhe sekuestruan 19 kg kokainë, 20 kg heroinë, 160 kg lëndë prerëse, 5,500 euro, material për përpunimin dhe paketimin e drogës: një presë e madhe metalike, tre furra me mikrovalë, dy përzierës të mëdhenj, kimikate të lëngshme dhe dy maska ​​me gaz.

Nëse droga e gjetur do të hidhej në treg do të kishte sjellë rreth 3 milionë euro fitime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy