4 mijë rrënjë kanabisi në magazinën e Bilal Hasës/ Pula: Dyshohet se kultivoheshin nga vëllai, shpallet në kërkim (VIDEO)

4 mijë rrënjë kanabisi në magazinën e Bilal Hasës/ Pula: Dyshohet se kultivoheshin nga vëllai, shpallet në kërkim (VIDEO)

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, është lënë i lirë ditën e sotme, pasi u vetëdorëzua një ditë më parë për akuzën e kultivimit të kanabisit.

 

Gazetari Besmir Pula, në një lidhje për “MCN Live”, bëri me dije se Hasa do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në kërkim është shpallur vëllai i tij, për të cilin dyshohet se mund të jetë i përfshirë në kultivimin e lëndës narkotike.

 

Sipas hetimeve paraprake të policisë së Elbasanit, ka dyshime se Hasa nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me drogën e kultivuar në magazinat e zbuluara në Peqin, çka ka sjellë vendimin për ta hetuar në gjendje të lirë.

Pas operacionit policor, Hasa u vetëdorëzua dhe u mor në pyetje, ku ka mohuar çdo përfshirje në aktivitetin e paligjshëm. Ai ka deklaruar se prej muajsh nuk kishte shkuar në ambientin ku u zbuluan bimët dhe se nuk kishte dijeni për atë që zhvillohej aty.

Ndërkohë, mësohet se objekti ku u gjetën rreth 4 mijë rrënjë kanabisi është në pronësi të tij.

Burime bëjnë me dije se në kërkim është shpallur vëllai i tij, Romario Hasa, i cili dyshohet të jetë personi i përfshirë në kultivimin e drogës.

Po ashtu, për këtë rast është shpallur në kërkim edhe përgjegjësi i OSHEE-së për zonën e Peqinit, Ervis Maçi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Pritet që Prokuroria e Elbasanit të dalë me një qëndrim zyrtar, pasi të shqyrtojë materialet e referuara nga policia dhe provat e mbledhura gjatë hetimeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy