Elbasan, 25-vjeçarja ndërron jetë në spital një orë pas lindjes

Elbasan, 25-vjeçarja ndërron jetë në spital një orë pas lindjes

Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë pasi ka lindur fëmijën e saj të parë me operacion. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak. 

Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.

Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardiolog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re kishte ndërruar jetë. 

Ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë.

Policia dhe grupi hetimor po punon në këtë rast.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy