
Një 44-vjeçar u vu në pranga nga policia e Tiranës, pasi shpërndante kokainë në zonën e ish-Bllokut. Gjatë kontrollit, policia i gjeti Leondar Abdisë 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave 147 900 lekë të rinj.
Ai u ndalua në zonën e ish-Bllokut, ku kryente shpërndarjen e lëndës narkotike.
Në kuadër të operacionit “Doses” blutë i sekuestruan atij edhe në cilësinë e provës materiale edhe një automjet dhe dy aparate celulare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



